“I mençuri” lyen gomarin dhe e nxjerr në kopshtin zoologjik si zebër – AlpeGossip
“I mençuri” lyen gomarin dhe e nxjerr në kopshtin zoologjik si zebër

“I mençuri” lyen gomarin dhe e nxjerr në kopshtin zoologjik si zebër

Një kopsht zoologjik në Kajro, Egjipt, është akuzuar se ka i ka “shitur” vizitorëve gomarin për zebër.

Kopshti i kishte lyer vija të zeza dhe të bardha dy gomarët dhe i kishte nxjerrë si zebër, por vizitoret e kishin kuptuar dhe filluan me talljen virale në rrjet.

Pavarësisht akuzave, drejtori i kopshtit insiston se kafsha është e vërtetë.

Një student i quajtur Mahmoud Sarhan, kur u afrua te gomarët që supozohej të ishin zebra i ra në sy pamja jo normale e kafshëve.

Sarhan tregon:

Ngjyra e zezë e vendosur në trupin e gomarit ishte shkrirë në fytyrën e tij dhe veshët nuk dukeshin si të zebrës.”
Ai postoi një fotografi të “zebrës” në faqen e tij në Facebook dhe që atëherë është bërë virale.

Nuk vonoi shumë dhe ekspertët pohuan dyshimet e të riut. Alex Adams, një biologjist i jetës së egër pohoi se nuk ka asnjë dyshim që kafsha në kafaz nuk është zebrë.