A DO JETË BEATRIX KRAH DONALDIT NË FINALE? Zbulohet vendimi – AlpeGossip
A DO JETË BEATRIX KRAH DONALDIT NË FINALE? Zbulohet vendimi

A DO JETË BEATRIX KRAH DONALDIT NË FINALE? Zbulohet vendimi

Marrëdhënia e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt është komentuar edhe më shumë së fundmi për shkak të polemikave të ndodhura në shtëpi dhe hatërmbetjeve nga ana e këngëtares.

Shkak është bërë refuzimi i Trixës për të darkuar me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” pas ftesës që iu bë, sepse ajo kishte patur hatërmbetje lidhur me batutën e një nate më parë nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi.

Ndërkohë, Donaldi nuk e priti mirë këtë vendim të partneres së tij, gjë që nxiti një keqkuptim indirekt mes dyshes.

Edhe pse ditën e Shën Valentinit aktori i humorit bëri thirrje Romeos dhe bizneseve që Trixës t’i dërgoheshin disa buqeta me lule dhe Beatrix publikoi dy ‘story’ në mbështetje të Donaldit, ende nuk kishte informacion nëse dysha do të bëhej sërish bashkë natën finale të 18 shkurtit.

Megjithatë, së fundmi është zbuluar nga burime për “Neës31” se Trixa do jetë në studion e “Big Brother VIP” në mbështetje të Donaldit.

Tashmë, duket se çifti do të sqarojnë një herë e mirë të gjitha keqkuptimet, teksa presim të ketë një takim romantik dhe emocionues midis të dyve natën finale.

Rikujtojmë se finalistët e mbrëmjes së të premtes janë Einxhel, Iliri, Donaldi dhe Beniada.