E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Ja çfarë “gjëmbe” bëri Gentian Zenelaj – AlpeGossip
E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Ja çfarë “gjëmbe” bëri Gentian Zenelaj

E ZURI GJUMI DHE NUK SHKOI NË EMISION/ Ja çfarë “gjëmbe” bëri Gentian Zenelaj

Ditën e sotme, në “Club FM” ka qenë i ftuar moderatori i njohur i emisionit “Stop”, Gentian Zenelaj i cili ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij private. Genti ka zbuluar se një nga punët e para që ka bërë ka qenë në një radio.

Aktori rrëfeu se emisioni që ai prezantonte në atë kohë ka qenë në orën 7 me 9 dhe atij i duhej që të ngrihej shumë herët për në punë. Megjithatë një ditë e kishte zënë gjumi dhe për të rregulluar gabimin e tij së bashku me kolegun hoqën fishën e transmetimit në mënyrë që emisioni mos të dëgjohej në të gjithë Shqipërinë.

Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.