U KAPËN MAT/ Zbulohet ç’po ndodh mes Butrint Imerit dhe Era Istrefit – AlpeGossip
U KAPËN MAT/ Zbulohet ç’po ndodh mes Butrint Imerit dhe Era Istrefit

U KAPËN MAT/ Zbulohet ç’po ndodh mes Butrint Imerit dhe Era Istrefit

Këngëtari shumë i pëlqyer nga të rinjtë, Butrint Imeri dhe këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi pak ditë më parë u kapën mat në të njëjtin vend. Butrinti dhe Era ndodhen në Zvicër, në Shën Moritz nga ku të dy kishin publikuar foto e video.

Menjëherë u përfol se këngëtari 23-vjeçar dhe këngëtarja 25-vjeçare po i kalojnë pushimet bashkë. Megjithatë mesa duket e vërteta është ndryshe.

Sot po thuhet se Era dhe Butrinti nuk po kalojnë pushimet në Shën Moritz, por po xhirojnë një videoklip duke qenë se këngëtari ka postuar në Instagram një foto ku shkruan se së shpejti do sjellë një këngë të re.

Thuhet se dyshja po sjellin një bashkëpunim megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve derisa Era ose Butrinti ta konfirmojë.