"SIA, JAM I BEKUAR..."/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë - AlpeGossip
“SIA, JAM I BEKUAR…”/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

“SIA, JAM I BEKUAR…”/ Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Ndonëse lajmin e ëmbël kishte mbajtur të fshehtë për 9 muaj, reperi i njohur shqiptar, Elinel është bërë sot baba për herë të dytë. Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi i cili pak më parë ka postuar një foto me vajzën e porsalindur.

Elinel ka zbuluar kështu portretin ëngjëllor të së bijës dhe emrin e saj të veçantë, Sia.

“Sia. Jam i bekuar”, shkruan Elinel i cili është baba edhe i një vajze 4 vjeçe.

Elinel është i martuar prej vitesh me partneren e tij, Klementina.