Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella feston sot ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare mbush 29 vjeç dhe ka festuar që në orët e para të mëngjesit. Miqtë e Samantës dhe familjarët kishin përgatitur një super festë për këngëtaren e cila në orën 00:00 ka fryrë edhe qirinjtë e tortës.
Nga pamjet e publikuara shihet se Samanta kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë leopard, ndërkohë që ambienti ishte i tëri i zbukuruar me tullumbace të shumta.
Samanta ka marrë një sërë urimesh nga fansat dhe familjarët por më i veçanti ka qenë urimi që ajo ka marr nga motra e saj e cila ka shpërndarë një video të këngëtares në një moshë shumë të vogël.