Gazetari dhe spikeri i lajmeve në “Tv Klan”, Drini Zeqo e ka nisur karrierën e tij në një moshë shumë të vogël dhe prej vitesh është kthyer në një ndër personazhet më të njohur në vendin tonë.
Ndonëse prej vitesh ai ka punuar në Tv Klan ku përveç lajmeve ka prezantuar dhe disa emisione, Drini karrierën e tij si spiker e ka nisur 15 vite më parë në Top Channel.
Së fundmi, gazetari është bërë nostalgjik dhe ka publikuar një foto të bërë 15 vite më parë. Drini shihet shumë i vogël në moshë teksa prezanton lajmet i veshur me një kostum gri dhe një këmishë jeshile.
“Një kolegu në TCH më nisi këtë foto. Hahahah viti 2003 ndër edicionet e para në Top. 15 vite më parë”, ka shkruar Drini pranë fotos.