PAS PRISHJES SË MIQËSISË/ Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku vendosen ‘përballë’ njëri-tjetrit në programin televiziv – AlpeGossip
PAS PRISHJES SË MIQËSISË/ Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku vendosen ‘përballë’ njëri-tjetrit në programin televiziv

PAS PRISHJES SË MIQËSISË/ Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku vendosen ‘përballë’ njëri-tjetrit në programin televiziv

Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku njihen për miqësinë e tyre që u krijua që në ‘Portokalli’ e cila u forcua gjatë viteve dhe dyshen e humorit i shikonim shumë shpesh së bashku gjatë postimeve në rrjetet sociale apo me pushime së bashku me partneret e tyre.

Por prej kohësh u komentua gjatë në media se marrëdhënia mes Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut, nuk është më njësoj.

Zërat u forcuan akoma më shumë pas ditëlindjes së Olsit disak ohë më parë. Midis urimeve të shumta nga personazhe të ndryshëm, ajo çka u vu re ishte mungesa e një urimi publik nga Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Ata po ashtu nuk ishin në festën e tij ku morën pjesë personazhe të ndryshme të showbizit.

Mirëpo mesa duket djemtë janë vendosur përballë njëri-tjetrit në programin ‘Zemër Luana’, i cili pritet të fillojë së shpejti. Ky detaj u vu re videoja e publikuar nga Butrint Imeri i cili duket se është gjithashtu një ndër të ftuarit e programit.

Mbetet për tu pare se çfarë do të ndodhë mes tyre.

Kujtojmë se Olsi ka folur dhe më parë në lidhje me raportin që ka me Besin. Aktori u shpreh disa kohë më parë se mes tyre nuk ka patur asnjë debat ndonëse pranon se gjërat janë ftohur. “Të them të vërtetën nuk është se kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, kam përshtypjen se ka qenë diçka momentale kur njëri për shembull nuk ka pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Por jo të kemi patur një zënkë. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi bisedojmë për gjëra shumë të përgjithshme që mund t’i diskutoj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili bëri që të ftohemi.”-tha në ‘Goca dhe Gra’.