U KAP DUKE PËRDORUR TELEFONIN NË KLASË/ Nxënësja e shkatërron atë me çekiç si ndëshkim (VIDEO) – AlpeGossip
U KAP DUKE PËRDORUR TELEFONIN NË KLASË/ Nxënësja e shkatërron atë me çekiç si ndëshkim (VIDEO)

U KAP DUKE PËRDORUR TELEFONIN NË KLASË/ Nxënësja e shkatërron atë me çekiç si ndëshkim (VIDEO)

Një nxënëse në Kinën qendrore është urdhëruar të shkatërrojë telefonin e saj me një çekiç pasi u kap duke e përdorur atë gjatë orës së mësimit në klasë.

Vendimi ka shkaktuar debat në internet.

Në videon 10 sekonda, një burrë që besohet të jetë mësuesi, shikon, ndërsa studentja godet me çekiç telefonin në dysheme në sytë e shokëve të klasës.

Një tjetër instruktor që filmoi videon, e shpërndau atë në rrjetet sociale me shpresën se do të bëhej shembull.

Incidenti ndodhi në Guanying Middle School në qytetin Xinxiang, provincën Henan më 5 tetor, sipas mediave kineze.