KUSH IA KA FITUAR ZEMRËN EGLA CENOS? E mbajti jetën private sekret, aktorja rezulton e martuar në gjendjen civile – AlpeGossip
KUSH IA KA FITUAR ZEMRËN EGLA CENOS? E mbajti jetën private sekret, aktorja rezulton e martuar në gjendjen civile

KUSH IA KA FITUAR ZEMRËN EGLA CENOS? E mbajti jetën private sekret, aktorja rezulton e martuar në gjendjen civile

Shumë pak e prisnin Egla Cenon në këtë format, të cilin e kemi parë në “Big Brother”. Një aktore me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, por gjithnjë e tërhequr nga zhurma mediatike, Egla u shpreh që në fillim se në këtë lojë kishte marrë me vete 7 personalitetet e saj.

Aktorja ia ka dalë që për gati 3 muaj të shndërrohet në një ndër personazhet më të komentuara të kësaj loje, duke u pozicionuar shpesh edhe si antagoniste. Ndonëse gjithnjë aktive, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për jetën private, duke preferuar që të lërë gjithçka private.

Por, një deklaratë e ditëve të fundit, duket se ka zbuluar më shumë rreth statusit të aktores. Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Teksa Franceska ka krahasuar Meritonin dhe Eglën, fjalët e saj nuk i kanë pëlqyer aspak Eglës, e cila në mënyrë ironike për Meritonin dhe Ilnisën është shprehur se ajo dashurinë e saj e ka jashtë.

“Do t’ju jap një eksluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpërisë poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.

Javë më parë, mediat shkruan se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë.