RRËFIMI I NJË BURRI/ ”Kur bëra seks për herë të parë pas 22 vitesh, kuptova që s’më shijon më” – AlpeGossip
RRËFIMI I NJË BURRI/ ”Kur bëra seks për herë të parë pas 22 vitesh, kuptova që s’më shijon më”

RRËFIMI I NJË BURRI/ ”Kur bëra seks për herë të parë pas 22 vitesh, kuptova që s’më shijon më”

“Unë jam 44 vjeç dhe deri vjet, s’kisha bërë seks prej 22 vitesh. Në të njëzetat e mia, fillova të vuaja nga çrregullime mendore dhe të abuzoja me substancat. Mjekimet që më dhanë asokohe ndikuan në dëshirën time seksuale. S’kisha partnere, thjesht një dietë fikse pornografie.

Që atëherë, kam hequr dorë nga duhani, alkooli, kafeina dhe drogërat e jashtëligjshme. Madje, fillova të ushtrohesha dhe kam humbur 15kg.

Vitin e shkuar, për mrekulli, fjeta me një mike dhe kolege – duke i dhënë kështu fund, dy dekadave pa seks. Ishte si t’i jepje biçikletës. S’e harron kurrë atë që ke mësuar.

Ku qëndron problemi? Kur humba virgjërinë për herë të dytë, zbulova se s’më pëlqen më seksi. Në retrospektivë, kuptova se s’më ka pëlqyer ndonjëherë.

Është thuajse e pamundur të që kaloj në orgazëm nga penetrimi dhe vuaj nga ç’quhet ejakulim i vonuar. Edhe kur kaloj në orgazëm, s’është as përvojë e kënaqshme, as intensive.

Kam pasur të njëjtat probleme me çdo partnere, por jam i sigurt se mjekimet e përkeqësuan gjendjen.

Kolegia ime u kënaq nga unë dhe mua më pëlqeu që vura kënaqësinë e saj para times. Kishim diçka bashkë, por romanca jonë mori fund miqësisht kur të dy vendosëm të bënim përpara.

Mendoj se seksi është i rëndësishëm për një jetë të lumtur – dhe prandaj dua të gjej një mënyrë që të më shijojë. Ndoshta duhet të shkoj në terapi dhe të gjej një partnere. Thjesht shpresoj të mos më duhen 22 vite të tjera.”