AVENTURA E SHPAT KASAPIT ME 18 MISS-et/ ”Më morën në dhomë, më përkëdhelën…” – AlpeGossip
AVENTURA E SHPAT KASAPIT ME 18 MISS-et/ ”Më morën në dhomë, më përkëdhelën…”

AVENTURA E SHPAT KASAPIT ME 18 MISS-et/ ”Më morën në dhomë, më përkëdhelën…”

Shpat Kasapi i ftuar në “Glamour Zone” ka treguar se para shumë vitesh kur këndonte në Berlin, për një event bukurie, 18 vajza konkurrente e kanë marrë në dhomë.

Shpati tregoi se vajzat e lanë pa gjumë gjithë natën me puthje e përkëdhelje.

“Para 10 viteve kur këndoja në “Miss Shqiptarja” në Berlin, Gjermani dhe kur mbaroi spektakli, disa prej tyre ndenjën në hotel. Natën i ranë derës dhe unë sa po vishesha me rrobat e gjumit. Dy goca i ranë derës dhe më ftuan tek dhoma tjetër. ‘Shpat s’do flesh sonte se do rrish me ne’ thanë. Kur shkova aty, ishin 18 pjesëmarrëset. Më morën, më ledhatuan, më mbajtën si beb. Gjithë natën s’më lanë rehat”, tregoi Shpati. “Bëmë muhabet”, shtoi këngëtari duke qeshur.