Dashuria nuk njeh moshë/ AJO më e madhe se AI: Çiftet e njohura shqiptare që thyen “tabunë” (FOTO) – AlpeGossip
Dashuria nuk njeh moshë/ AJO më e madhe se AI: Çiftet e njohura shqiptare që thyen “tabunë” (FOTO)

Dashuria nuk njeh moshë/ AJO më e madhe se AI: Çiftet e njohura shqiptare që thyen “tabunë” (FOTO)

Dashuria nuk njeh moshë dhe nëse mendoni se kjo është e pavërtetë, ne kemi disa fakti që jo.

Femrat shqiptare duket se janë në kërkim të meshkujve më të mëdhenj. Por kush tha që nuk mund ta gjesh dashurinë edhe te dikush që ka kaluar mbi supe më pak vite jetë se ty.

Këta personazhe publikë shqiptarë na vërtetuan të kundërta, besuan te dashuria dhe jo te numrat.

1.Aurela Gaçe dhe Skerdi

Në shtator të 2013-s, këngëtarja shqiptare vendosi të martohej me dashurinë e saj, Skerdi, ndërsa çifti u bekua edhe nga vogëlushja e tyre Grace, në atë kohë 1 vjeçe.

Me një diferencë moshe prej 2 vitesh, ata vendosën që të ndalonin komentet duke u martuar me njëri-tjetrin.

“Unë jam 2 vjet më e madhe se Skerdi, por merak do të më ngelet tërë jetën pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja dhe ta rrisja vetë”, tha Aurela në atë kohë.

Aurela dhe Skerdi u bënë prindër të Grace në dhjetor të vitit 2011-s dhe në dhjetor të 2016-s mirëpritën vajzën e dytë, Abigail.

2.Soni Malaj dhe Klevi

Pavarësisht se ndjekin bashkë eventet e ndryshme dhe përflitet se bashkëjetojnë, këngëtarja Soni Malaj është shumë e rezervuar për të treguar detaje nga lidhja e saj me Klevin.

Ai është disa vite më i ri dhe nuk ka lidhje me botën e spektaklit, por me atë të biznesit, duket se gjërat e kundërta e kanë afruar më shumë çiftin.

 

3.Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

Janë apo jo të lidhur, këtë çifti ende nuk e ka ndarë mendjen për të na e thënë. Por shumë detaje na bëjnë të mendojmë prej kohësh tashmë se, Alban Hoxha dhe Çiljeta Xhilaga ndodhen në një lidhje.

Në nëntor të vitit të kaluar në ditëlindjen e portierit Hoxha, nuk mungoi këngëtarja e përfolur si partnerja e tij. I lindur në vitin 1987, Albani festoi 30-vjetorin në eventin e organizuar nga personi i zemrës, Çiljeta.

Çiljeta është dy vite e gjysmë më e madhe se Albani dhe mbushi 33 vjeçe më 5 shkurt të këtij viti. Kjo diferencë në moshë nuk ka qenë aspak problem për çiftin, sikurse nuk ka penguar as në romancat e personazheve të tjerë publikë shqiptarë.

 

4.Mimoza Shkodra dhe Seldi

Gjithçka rrodhi shumë shpejt në romancën e tyre deri te fejesa. Çifti i ri shqiptar tregoi se janë aq të dashuruar me njëri-tjetrin, sa nisën t’i dedikonin edhe këngë ndjenjës së tyre. Mimoza është 3 vite më e madhe se Seldi dhe kjo nuk është aspak problem.

5.Venera Lumani dhe Lind Islami

Dashuria e tyre nisi nga pasioni për muzikën gjatë “The Voice”. Edhe pse kur u njohën ishin të dy të rinj, ata ia dolën të krijonin një marrëdhënie të qëndrueshme që vijon akoma sot. Shumë prej jush ndoshta nuk e dinin që, Venera është 1 vit më e madhe se Lindi.

 

6.Gerta Heta dhe Matko Djarmati

Zërin e saj e kemi të ngulitur në vesh prej vitesh dhe Gerta Heta shprehet shpesh hapur për të vërtetat e jetës së saj. Ajo është e martuar me ish-futbollistin e Skëndërbeut, i cili është 5 vite më i vogël. Ata u njohën në një klub nate dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve.

7.Silva Gunbardhi dhe Dafi

Pavarësisht se këngëtarja Silva Gunbardhi është disa vite më e madhe se partneri i saj, Dafi, kjo nuk ka ndikuar aspak që ata të dy të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Çifti janë tashmë prindër të një djali.

Burimi: Iconstyle.al