“CALVIN KLEIN KËRKON FALJE”/ Komuniteti LGBT ndjehet i ofenduar nga reklama e Bella Hadid – AlpeGossip
“CALVIN KLEIN KËRKON FALJE”/ Komuniteti LGBT ndjehet i ofenduar nga reklama e Bella Hadid

“CALVIN KLEIN KËRKON FALJE”/ Komuniteti LGBT ndjehet i ofenduar nga reklama e Bella Hadid

Calvin Klein’ ka publikuar së fundmi një reklamë, në të cilën Bella Hadid shfaqet duke u puthur me një robot femër. Në reklamë modelja e njohur shihet duke mbajtur me duar fytyrën e robotit dhe gjatë kohës që i thotë: “Të krijosh ëndrra të reja që asnjëherë nuk e dije se ekzistonin”, e puth në buzë.

Kjo reklamë nuk u prit aspak mirë nga komuniteti LGBT, sepse sipas tyre ‘Calvin Klein’ ka përdorur kauzën e tyre për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të bërë sa më shumë para. Më pas duke parë reagimet e shumta marka e njohur ka kërkuar falje dhe ka shpejguar kuptimin e reklamës. “Koncepti ynë për fushatën e fundit #MYCALVINS është për promovimin e lirisë së shprehjes për një numër të madh identitetesh, duke përfshirë spektrin e gjinisë dhe identitetit seksual. Kjo fushatë specifike u krijua për të sfiduar normat konvencionale dhe stereotipet në reklamim”, thuhet në një deklaratë të ‘Calvin Klein’.

Më pas marka e njohur ka kërkuar falje duke thënë se nuk kishin si qëllim prezantimin e keq të komunitetit LGBT. Në fakt kjo nuk është hera e parë që “brand-et” e njohur akuzohen për keqkuptime të mesazheve që transmetojnë reklamat e tyre.