Një grua mendonte se i shoqi po gërhinte “si gomar” dhe po e shqetësonte teksa po flinte gjumë, por në të vërtetë, ajo nuk ishte një gërhitje e thjeshtë.
Stefan Willis, baba i tre fëmijëve nga Londra, ishte 43 vjeç kur u shtri për të fjetur tre vite më parë. Gruaja e tij 37-vjeçare, Jemima, u zgjua për shkak të zhurmës që i shoqi bënte teksa ishte në gjumë.
Ajo mendoi se po gëhinte, por në fakt nuk ishte kështu. Jemima dyshoi se i shoqi po shikonte ëndërr të keqe.
I foli disa herë por kur Stefan nuk reagoi, mendoi se po ndodhte diçka jo e mirë dhe telefonoi menjëherë ambulancën.
7 mjekë roje u mblodhën menjëherë teksa zemra e Stefanit ndaloi së punuari për 25 minuta.
Për 5 ditë rresht gruaja priti që ai të ngrihej nga koma në të cilën kishte rënë pasi kishte pësuar infrakt dhe kishte dëmtuar edhe një pjesë të trurit.
Mjekët ende nuk e kanë kuptuar arsyen e atakut që i ndodhi burrit, pasi ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.
Pasi u shërua dhe kaloi problemin shëndetësor, Stefan Willis iu kthye jetës së përditshme, e madje, sikurse edhe më parë, ai vijon të bëjë gara me biçikleta dhe të ardhurat që fiton, i jep për bamirësi.