‘Kur të rrah, të kam shalu’. Si e shikon sot Rudina Dembacaj kamerën e fshehtë? (VIDEO) – AlpeGossip
‘Kur të rrah, të kam shalu’. Si e shikon sot Rudina Dembacaj kamerën e fshehtë? (VIDEO)

‘Kur të rrah, të kam shalu’. Si e shikon sot Rudina Dembacaj kamerën e fshehtë? (VIDEO)

E ftuar në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi, aktorja/prezantuesja Rudina Dembacaj ndau ndjesinë e sotmë ndaj kamerës së fshehtë që stafi i punës i bëri. Ermali e ngacmoi që në nisje të bisedes Rudinës duke i thënë se si nuk e ‘rrahu’ vajzën teksa ajo tha se nuk është xhelozë, por siç thonë nga zona e saj “kur të rreh, të shalon”.

“Jam përceptuar si e përmbajtur. Kur shkova atë ditë pash në korridorë pronarin e televizionit dhe kjo më ndikoi që të përmbahesha edhe kur u ndesha me kamerën e fshehtë. Në momenti tensioni jam edhe më këq se aq”- shtoi Rudina.

Duke iu referuar komenteve online Ermali i tha Rudines se ajo është gjykuar si xheloze dhe se e ka tepruar me fjalorin e përdorur. Kjo si për ironi thotë moderatori, pasi edhe pse e kritikojnë për fjalorin videon vazhdojnë ende ta shohin.

“Unë nuk fare as xheloze, as posesive. Unë nuk shurdhoj asnjëherë partnerin. Për komentet, secili ka mendimin e tij. Atyre që s’ju pëlqejne të mos e shohin”.- vijoi Rudina.

Si i duket vetja Rudinës sot kur shikon videon? Cilat jane detajet që shikon me vëmendje? Zbulo më shumë duke parë intervistën e plotë “Një kat më lart”. (minuta 20)