NUK E PRISNIM/ Ilda Bejleri zbulon projektin e këtij viti: Hap biznesin tim, kushtuar… – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Ilda Bejleri zbulon projektin e këtij viti: Hap biznesin tim, kushtuar…

NUK E PRISNIM/ Ilda Bejleri zbulon projektin e këtij viti: Hap biznesin tim, kushtuar…

Ilda Bejleri është një nga moderatoret e ekranit të ‘Digitalb’, e cila për vite më radhë ka drejtuar emisione të ndryshme sportive. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin ‘Pasditja ime’ me gazetarin Eraldo Rexho, ku ndër të tjera ka folur dhe për pushimet dhe kohën e lirë të saj.

E kuruar deri në detaje dhe shumë tërheqëse, Bejleri është shfaqur përherë shumë bukur dhe është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e saj. Kjo përkujdesje e madhe shpjegon dhe angazhimin më të fundit me të cilin moderatorja dëshiron të merret.

Gjatë intervistës, Ilda ka zbuluar se shumë shpejt dëshiron të jetë sipërmarrëse e një qendre bukurie për kujdesin ndaj vetes. Bukuroshja nuk ka zbuluar ende një datë se kur do ta finalizojë këtë projekt, por kjo mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim.