KENI FRIKË TË LINI GRUAN? Ky është burri që mund ta bëjë ndarjen për ju – AlpeGossip
KENI FRIKË TË LINI GRUAN? Ky është burri që mund ta bëjë ndarjen për ju

KENI FRIKË TË LINI GRUAN? Ky është burri që mund ta bëjë ndarjen për ju

Të gjithë e dimë që ndarjet janë të vështira, por një burrë mund t’ua lehtësojë punën duke ju shmangur nga pjesa më e vështirë.

Peter Treichl nga Austria mund të ndahet me partneren/in tuaj në vendin tuaj ndërkohë që ju rrini të pa sikletosur në shtëpi.

Duke folur për Vice, Treichl tregoi se ai shkon në shtëpinë e “viktimave” në mëngjes herët në mënyrë që t’u lerë kohë që ta pranojnë realitetin.

Sipas tij, njerëzit mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë shaka por më pas e kuptojnë se gjithçka është e vërtetë.

Ai shtoi:

Disa qeshin kur ua them, ndërsa të tjerë mendojnë se kam ndonjë kamera të fshehur diku. Shumë njerëz i lënë partnerët e tyre me WhatsApp ose Facebook, të paktën stili im ka pak më shumë dashamirësi.”

Gjithsesi, dashamirësia për të cilën ai flet do t’ju kushtojë pasi për ta punësuar duhet të paguani nga 365 deri në 2,000 euro.