PAS DEBATIT ME ISH PARTNEREN/ Majk shijon momentet e veçanta me të birin (VIDEO) – AlpeGossip
PAS DEBATIT ME ISH PARTNEREN/ Majk shijon momentet e veçanta me të birin (VIDEO)

PAS DEBATIT ME ISH PARTNEREN/ Majk shijon momentet e veçanta me të birin (VIDEO)

Pak kohë më parë debati virtual mes Majk dhe ish-partneres së tij, Majlinda, për kujdesin e djalit të tyre, Roan, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Reperi e akuzonte Majlindën se nuk e lejonte të takonte djalin, ndërsa ajo ju kundërpërgjigj duke thënë se në të vërtetë Majk nuk kujdeset aspak për vogëlushin. Pavarësisht se debati mes tyre dukej shumë i ashpër, duket se gjërat janë qetësuar. Tashmë Majk kalon më shumë kohë me djalin dhe nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momentet më të bukura me të. Sot ai ka publikuar një video në të cilën shihet duke luajtur me Roanin dhe babë e bir duken shumë të lumtur bashkë. “Po e mësoj të fluturojë”, – ka shkruar Majk bashkangjitur videos.

Kujtojmë se Roan erdhi në jetë pak kohë pasi Majk dhe Majlinda i dhanë fund lidhjes së tyre.