Ish-finalisti Mateo Borri ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij pas daljes nga Big Brother VIP 5. Mateo u shpreh se nuk ka asnjë strategji, duket se ka treguar veten e tij ashtu siç është edhe jashtë.
“Unë kam bërë disa më të mëdha të kohës.
Te unë nuk strategjia, kur kam ndjesi, ndjesi. Unë nuk bëja strategji. Selit i uroj gjithë të mirat. Edhe kur kam qenë brenda në shtëpi, mendoja që unë do isha i pari, Seli e dyta, Miri i treti, pataj Rogerti. Nuk ka strategji më të mirë se sa të jesh vetvetja. Ata viktimizoheshin, kishin fjalë të tepërta”, u shpreh Mateo në ‘Ftesë në 5.
Po ashtu-finalisti ka folur edhe për dallimin e tij me Brikenën, për të cilin shprehet familja e tij është shumë mbështetëse.
“’Kam ra brenda’ me Brikenën, i themi në Elbasan. Edhe kur ajo vajza të refuzon, të bëjë akoma më shumë për vete.
Pëlqimi i parë ka qenë që në kopësht. Nuk është se e mbaj mend shumë. Tani jam burrë i martuar, mos më pyet për pëlqime se nuk flas. Gjërat tona personale unë dhe Brikena i flas vetëm me njëri-tjetrin. Ka të bëjë edhe e kaluara. Të gjitha vajzat mund të kenë pasur një pëlqim. Ne tani që jemi bashkëbisedojmë për të ardhmen.
Herën e parë ia kam shkruar italisht “të dua”, aty te dhoma e make up-it. Më tha nuk të besoj. Pastaj ia kam thënë edhe gjatë prime-it. Aty isha shumë i mërzitur se kishte dalë. Përmblodha diçka vetëm në 2 fjalë.













