REZULTATE BEFASUESE/ Ja cilat janë prirjet e njerëzve në seks - AlpeGossip
REZULTATE BEFASUESE/ Ja cilat janë prirjet e njerëzve në seks

REZULTATE BEFASUESE/ Ja cilat janë prirjet e njerëzve në seks

Shkencëtarët e Universitetit Indiana kanë bërë një hulumtim me dy mijë amerikanë, me qëllimin që të studionin prirjet e tyre në seks.

Krejtësisht në kundërshtim me stereotipat, rezultatet kanë treguar për meshkujt, por edhe femrat, më me rëndësi janë  butësia dhe besnikëria, gjë që nënkupton përkëdhelje dhe puthje.

39 për qind e meshkujve dhe e femrave kanë thënë që gjatë seksit i kënaqin shumë fjalët romantike, ndërsa 33 për qind e tyre dëshiron që në dhomë të mbizotërojë atmosferë romantike.
Madje 52 për qind e të intervistuarve përkëdheljen e konsiderojnë joshëse.

Udhëheqësja e studimit, Debby Herbenick, thekson që, edhe pse për shumicën është e papritur, meshkujt gjithashtu janë pajtuar që më joshëse  janë romanticiteti dhe besnikëria.

“Kjo përfshin puthjen më shpesh sesa seksin, përkëdheljen dhe thënien e fjalëve joshëse gjatë seksit, por edhe atmosferën romantike”.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 957 meshkuj dhe 1.046 femra.

Kur është fjala për shprehitë e tjera, 43 për qind e meshkujve dhe 37 për qind e femrave kanë deklaruar që praktikojnë seksin anal, 65 për qind e meshkujve kanë pranuar që u dërgojnë fotografi lakuriq partnereve, ndërkaq këtë gjë e bëjmë vetëm 11 për qind e femrave.

Kurrë nuk masturbojnë 21 për qind e femrave, ndersa te meshkujt është 8 për qind. Prirje të njëjta perversiteti në seks kanë edhe meshkujt, edhe femrat.