THYHET XHAMI/ Avioni me 173 pasagjerë bën ulje emergjente – AlpeGossip
THYHET XHAMI/ Avioni me 173 pasagjerë bën ulje emergjente

THYHET XHAMI/ Avioni me 173 pasagjerë bën ulje emergjente

Pasi u mbush me karburant dhe u nis në fluturim, një Boeing 737 rus me 173 vetë në bord bëri ulje emergjente në qytetin siberian të Krasnoyarsk. Kjo për shkak se ekuipazhi vërejti një çarje në xhamin e përparmë të avionit.

Piloti arriti që bëjë një ulje të sigurtë në aeroport dhe asnjë pasagjer apo anëtar i ekuipazhit nuk u dëmtua.

Avioni i NordStar po udhëtonte nga qyteti rus i Novosibirskut në Sanya në jug të Kinës, kur ekuipazhi vërejti një çarje në xhamin e kabinës dhe vendosi të bënte një ulje emergjente në Aeroportin Krasnoyarsk, njoftoi kompania ajrore në media.

Një zëdhënës në zyrën e prokurorisë lokale të transportit tha se ekuipazhi mori një sinjal mbi një “problem teknik” që erdhi nga një nga tregues në bord.