"MË BËRI PRESION"/ Olsi Bylyku tregon pse e postoi foton me të dashurën - AlpeGossip
“MË BËRI PRESION”/ Olsi Bylyku tregon pse e postoi foton me të dashurën

“MË BËRI PRESION”/ Olsi Bylyku tregon pse e postoi foton me të dashurën

Mjaftoi një foto e aktorit Olsi Bylykut me të dashurën simpatike dhe çifti u vu në fokus të të gjitha portaleve.

Sot i ftuar në emisionin e Fatmës dhe Aulonës“Thumb”, Olsi ka folur për këtë lidhje që duket se shkon shumë mirë.  Ai ka treguar se nuk kanë plane për fejesë dhe martesë pasi janë të vegjël ende.

“Ajo është shumë e lumtur. Nuk kemi ndërmend të ndahemi. Nuk mendojmë për fejesë ose martesë. Jemi shumë të vegjël ende”,-tha Olsi.

Një tjetër pyetje me thumb e Fatmës, tregoi pse Olsi mori vendimin për të publikuar foton me vajzën në rrjetet sociale.

“Ti ke shumë fanse vajza që të pëlqejnë dhe ndoshta publikimi i fotos me vajzën, mund t’i ketë stepur,-i tha Fatma-Olsit.

Ai me humorin që e karakterizon tregoi se ishte i detyruar ta bënte, pasi ajo e kishte “kërcënuar”me armë për ta publikuar.

“Pse nuk e poston foton ti? Ke dikë aty që nuk do që ta shohë?”,-tha Olsi me shaka, se këto kanë qenë fjalët e të dashurës së tij.

Për t’u kthyer në seriozitet pse e publikoi foton me të dashurën Olsi tha thjesht se u ndje mirë dhe e postoi.

 “U ndjeva mirë dhe e publikova. Nuk e bëra me plan”,-përfundoi ai./