KENI JETË SEKSUALE PËR “FAQE TË ZEZË”? Ja ç’duhet të bëni për të nxitur dëshirat erotike – AlpeGossip
KENI JETË SEKSUALE PËR “FAQE TË ZEZË”? Ja ç’duhet të bëni për të nxitur dëshirat erotike

KENI JETË SEKSUALE PËR “FAQE TË ZEZË”? Ja ç’duhet të bëni për të nxitur dëshirat erotike

Humbja e dëshirës apo libidos, është një problematikë shumë e zakonshme, dhe një arsye e rëndomtë  e ftohjes në një marrëdhënie. Ndonëse të gjitha këto orvatje në apetitin seksual janë një pjesë natyrale e jetës, ka disa gjëra që mund të bësh për të përmirësuar interesin për tjetrin.

Ki kujdes regjimin ushqimor: Ka disa ushqime, të cilat veprojnë si afrodiziakë natyralë, duke shtuar dëshirën seksuale. Luleshtrydhet, bajamet, arugula, ostriket, bananet, avokadot, fiqtë, janë ushqime shumë të mira për t’u konsumuar, sidomos përpara së të kryejmë një marrëdhënie. Këto ushqime jo vetëm që përmbajnë vitamina dhe minerale që rrisin libidon ( dëshirën seksuale), por kanë aromë, shije, dhe bile, bile dhe teksturë që mund të ju ndihmojë të nxeheni pak. Çokollata lejon çlirimin e penylethylamine dhe serotoninës ( dy hormonet e lumturisë), duke përmirësuar humorin . Prandaj luleshtrydhet me çokollatë janë kombo aq sexy.

Përdor një vibrator: Përfshirja e një vibratori ose dildo në pjesën e paralojës është një mënyrë shumë e mirë eksitimi. Kjo ndodh, sepse lodrat seksuale nxisin qarkullimin e gjakut në organet gjenitale.

Provo ushtrimet Kegel: Ushtrimet e Kegelit do të ndihmojnë të forcosh muskujt e  zonës pelvike. Këto ushtrime ritmike do të ndihmojnë që të kesh rritje dëshire dhe apetiti seksual pikërisht sepse ato simulojnë ndjesinë dhe kontraktimet që ndjejmë gjatë orgazmës. Ushtrimet e Kegelit të ndihmojnë të menaxhosh orgazmën dhe gjatë seksit, duke rritur mirëqënien totale seksuale.

 

Puno me vetëbesimin: Besimi në vete është çelësi kryesor i një jete të shëndetshme dhe një niveli natyral libido-je. Realizimi i kësaj ndonjëherë është i thjeshtë si të bësh një dush të freskët, ose të veshësh diçka që të bën të ndihesh mirë. Megjithatë vetëbesimi është shumë më shumë se sa një veshje, krehje, zgjatje flokesh e kshu me rradhë. Nëse ke probleme shumë të mëdha takohu me një terapist ( ka edhe në Shqipëri) me të cilin mund të flasësh; ose zhvillo një pasion, një hobby, ose praktiko komunikimin pozitiv, sidomos me veten.

Shijo kontaktin me lekurën: Trajtoje veten mirë. Kërko ose dhuro një masazh, duke e parë si një mënyrë të mirë për të rritur libidon.

Masturbohu: Eksploro trupin tënd. Duke ditur se cilat mënyra të bëjnë të ndihesh më pak i/e eksituar, do të kesh mundësi më të mira për të komunikuar me partnerët. Kjo përkthehet në më shumë orgazma dhe më pak seks të keq.