Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë më 29 janar të këtij viti.
Pavarësisht se jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht, stili dhe paraqitja fizike e ish-Miss Shqipërisë ka mbetur e njëjtë.
Të gjithë u habitëm, teksa e pamë të shfaqej në formë perfekte pak javë pasi solli në jetë të bijën. Vetë Zaimina ka shpjeguar se janë genet ato që e kanë ndihmuar të rikthehet shpejt si dikur.
Ndërsa përsa i përket stilit në të veshur, këngëtarja nuk është larguar fare nga imazhi që dikur transmetonte.
Edhe pse nënë e një vajze, Zaiminën e shohim të veshë taka, e shohim tek shkëlqen me veshje që nxjerrin në pah asetet e saj dhe e kemi parë të shfaqet e thjeshtë dhe komode gjatë fundjavave.
Mjafton të hidhni një sy në ‘Instagram-in’ e saj për t’u frymëzuar pak nga stili i veçantë i Zaiminës.