PËR ÇFARË E KRITIKUAN NDJEKËSIT? Olta u kthehet e revoltuar: Nuk e trajtoj veten si lopë – AlpeGossip
PËR ÇFARË E KRITIKUAN NDJEKËSIT? Olta u kthehet e revoltuar: Nuk e trajtoj veten si lopë

PËR ÇFARË E KRITIKUAN NDJEKËSIT? Olta u kthehet e revoltuar: Nuk e trajtoj veten si lopë

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është përballur së fundmi me komente aspak të këndshme në një foto që ka publikuar në “Instagram”. Në të ajo shfaqet sensuale, me bluzë të shkurtër.

Në përshkrimin e kësaj fotoje, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shkruan: “Shumë macchiato kam pirë këto kohë”.

Batutë e cila siç edhe ajo shprehet në një video mesazh është keqkuptuar nga ndjekësit dhe është ndjerë e fyer prej tyre. Aktorja thotë se përshkrimi ishte në kontekstin e autoironisë, për të cilën ajo madje u shpreh se nuk kanë arritur ta kuptojnë as banorët e BBV në 100 ditë izolim.

Ndërsa shtoi se e gjitha ka qenë në kontekstin e batutës pasi ajo kurrë nuk do ta përshkruante apo trajtonte veten si lopë dhe se i përgëzon nënat që ushqejnë të vegjlit e tyre me gji.