E kishte planifikuar udhëtimin në Bali që në fillim të vitit si një qëllim që do ta realizonte me shoqërinë, por rrugës i ndryshuan gjërat… Fatmirësisht, për mirë. Nutricionistja Diola Dosti, verën e ka “bombë fare”, sepse sa herë vjen vera, ajo bën pothuaj dy muaj pushime. Me vajzat, por edhe me me shoqërinë. Këtë vit i ndryshuan planet, sepse para i doli partneri…
E ftuar së fundi në “Pushime on Top”, për të ndarë me publikun disa këshilla vere, Diola foli edhe për udhëtimin e saj këtë vit, në Bali.“Një nga udhëtimet më të bukura që kam bërë ka qenë udhëtimi në Bali, në Indonezi. Ka qenë një udhëtim që unë e kam planifikuar dhe është mbyllur që në janar. Ka qenë një udhëtim i planifikuar me shoqërinë time, por pastaj ndryshuan gjërat rrugës. Ka qenë një udhëtim shpirtëror dhe frymëzuar nga “Ha, lutu, dashuro”, filmi me Julia Roberts, ai ka qenë qëllimi pse unë të bëj një pastrim shpirtëror dhe e kam bërë. Besoj që më ka dhënë një ndër ndjesitë më të pastra dhe më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë”.