UPSS! Këngëtarja harron recetën, telefonon të ëmën në emision live (VIDEO) – AlpeGossip
UPSS! Këngëtarja harron recetën, telefonon të ëmën në emision live (VIDEO)

UPSS! Këngëtarja harron recetën, telefonon të ëmën në emision live (VIDEO)

Këngëtarja Marjona Metohu ishte sot e ftuara e radhës në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan. Ajo tregoi se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se shpesh për të gatuan motra e saj.

Ndërkohë sot kishte zgjedhur të përgatiste fërgesë, por gjatë emisionit këngëtarja harroi recetën dhe iu desh të telefononte të ëmën për ndihmë, për ta çuar deri në fund gatimin.

 

 

“Mami po të marr nga emisioni se u fëlliqa këtu. Unë kam skuqur gjizën në një tigan, kam skuqur edhe specat në një tigan tjetër, tani ku duhet të hedh domatet te gjiza apo te specat?”, kjo ishte pyetja e këngëtares për të ëmën, e cila i tregoi Metohut se si të vepronte. Ajo ia doli të përfundonte recetën, por në fund të emisionit nuk ishte pjata e saj ajo që fitoi garën, por e kundërshtarit Gent Salihu.