U THA SE ISHTE I DASHURI SEKRET I “ZOGUT TË TIRANËS”/ Flet për herë të parë modeli që doli në përgjime – AlpeGossip
U THA SE ISHTE I DASHURI SEKRET I “ZOGUT TË TIRANËS”/ Flet për herë të parë modeli që doli në përgjime

U THA SE ISHTE I DASHURI SEKRET I “ZOGUT TË TIRANËS”/ Flet për herë të parë modeli që doli në përgjime

Ditën e sotme në studion e Pop Culture në Top Channel ka qenë i ftuar një model, jo pak i njohur për publikun, Franci.

Pak kohë më parë emri dhe fotot e Francit pushtoi median duke u quajtur si “i dashuri” i Zogut të Tiranës dhe janë zbardhur përgjime të bëra nga bisedat e tyre.

Nisur nga përfshirja e Francit në këtë skandal Dojna dhe Kilda kanë patur disa pyetje për modelin. Çfarë lidhje ka patur ai me Zogun, a ka ende kontakt, po me prokurorinë ç’ndodhi dhe a janë të vërteta ato biseda.

“Përsa i përket pjesës së përgjimeve apo atyre që ka nxjerrë media përderisa nuk kam reaguar do të thotë që asgjë nga ato nuk është e vërtetë. Thjesht e kam patur mik nga puna që kam bërë dikur, se kam qenë menaxher në një club ku punonte ai. Thjesht kishim miqësi si je si kalon p jo çfarë ka dalë.

Gazetarët thjesht mund të kapin momente dhe fragmente sipas dëshirës së tyre për të më prishur imazhin, por kjo gjë nuk më ka ndikuar fare unë kam drejtimin tim dhe jam në rrgeull me veten. Gazetarët për lajme çfarë nuk sajojnë dhe për të tërhequr më shumë vëmendje nxjerrin të tilla lajme.

Nuk kam patur kontakt pas arrestimi, e kam menduar por nuk e di nëse është marrë vendimi vetëm njerëz familjar e kanë takuar jo të tjerë”- ka sqaruar për herë të parë Franci për pop Culture.