“KA FILLUAR TË LËRË NAM”/ Bjordi diskuton me Luizin, thotë emrat që mendon se shkojnë në finale: Unë… – AlpeGossip
“KA FILLUAR TË LËRË NAM”/ Bjordi diskuton me Luizin, thotë emrat që mendon se shkojnë në finale: Unë…

“KA FILLUAR TË LËRË NAM”/ Bjordi diskuton me Luizin, thotë emrat që mendon se shkojnë në finale: Unë…

Edhe pse ende nuk është bërë muaji që ka nisur ky edicion i “Big Brother VIP”, banorët flasin për finalistët e mundshëm.

Luiz Ejlli dhe Bjordi Mezini e kanë nisur ditën duke folur pikërisht rreth kësaj teme. Ishte këngëtari që e pyeti regjisorin që të thoshte pesë emrat që ai sheh në finale.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pesë vetë në finale, kë sheh?

Bjordi: Unë, ti, Olta, Amos besoj

Luizi: E sheh Oltën në finale?

Bjordi: Po se është e fortë, për mirë për keq, tani nuk i futem

Luizi: Nuk dua analizë

Bjordi: me ndjesi po flas, të betohem jo se e kam shoqe. Unë Oltën e kam xhan, se kisha vite pa e takuar. I pesti nuk e di

Luizi: Kristi?

Bjordi: Ka shanse

Luizi: Tea?

Bjordi: Eeee

Luizi: E lëshoi veten ajo, është thyer herët, ka filluar duke lënë nam.

Bjordi: Jo mo jo nuk la nam

Luizi: Po lëre o burrë se nuk është për Tean, e mendoja më të fortë, më të matur

Bjordi: Po nuk e di kush mund të jetë i pesti.