"JAM NDJERË E DHUNUAR"/ Këngëtarja shqiptare rrëfen përse nuk është martuar - AlpeGossip
“JAM NDJERË E DHUNUAR”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen përse nuk është martuar

“JAM NDJERË E DHUNUAR”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen përse nuk është martuar

Egla Ceno dhe Neritan Liçaj sollën për publikun e Soiree mbrëmjen e 2 Janarit një mini-dialog ku vihej në pah dhuna ndaj gruas dhe jepte një mesazh mjaft sensibilizues për të gjithë shoqërisë.
E ku kishte mënyrë më të mirë për ta dhënë këtë mesazh se sa në një mbrëmje ku të gjithë sytë janë në ekran.

Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha e pyetur nga moderatorja, Jonida Shehu se ç’mendonte për këtë pjesë është përgjigjur:

“E para punës, gëzohem që debate për barazinë gjinore vjen dhe në festa. Jo vetëm në ato ditët që duhet të adresohet si çështje, por edhe në festa. E dyta, që vjen përmes platformave të ndryshme. E treta, më vjen mirë që po veprojmë çdo ditë, po flasim çdo ditë, në nivel të barabartë”.

Teksa u pyet nga Jonida nëse është ndjerë ndonjëherë si Egla në rol e dhunuar psikologjikisht], Eliza është përgjigjur duke qeshur: “Edhe po… prandaj nuk jam martuar!”.