STUDIMI/ Femrat janë “armiket” më të mëdha të vetvetes dhe ja përse – AlpeGossip
STUDIMI/ Femrat janë “armiket” më të mëdha të vetvetes dhe ja përse

STUDIMI/ Femrat janë “armiket” më të mëdha të vetvetes dhe ja përse

Lëvizja #MeToo mund të ketë ndihmuar meshkujt që të mësojnë si të respektojnë femrat, por disa studime tregojnë se femrat nuk kanë mësuar ende të komunikojnë me njëra-tjetrën.

Një studim i publikuar në “Social Psychology” tregon se femrat dhe meshkujt kanë tendencë të mendojnë negativisht për mikeshat femra kur vjen puna tek cështjet seksuale.

Në anketimin ku u përfshinë 4.455 burra dhe gra, pyetjet bazoheshin tek vlerat, aftësitë, suksesi dhe inteligjenca. Aty zbulohet se meshkujt që kanë patur shumë partnere konsiderohen më pozitivë se femrat. Ndërsa për gratë, as më shumë partnerë të kenë kaluar, aq më keq vlerësohen.

Të dyja palët, meshkujt dhe femrat kanë më pak gjasa që të ndajnë para me gratë që pëlqejnë shumë seksin ose t’i besojnë atyre një investim. Nga ana tjetër, meshkujt i mbështesin shumë ata djem që kanë patur shumë eksperienca seksuale dhe i vlerësojnë shumë në punë, sukses dhe inteligjencë.

“Mundohuni të jeni të vetëdijshëm kur gjykoni njerëzit në bazë të sjelljes së tyre seksuale dhe reputacionit, dhe kur të tjerët duket se po bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohët e sotme, me rritjen e dukshmërisë së gjërave si ngacmimi seksual dhe sulmi “, tha autori i studimit Michael J. Marks për PsyPost.