NGA ANEMIA…/ Disa nga problemet shëndetësore që kuron lëngu i panxharit të kuq – AlpeGossip
NGA ANEMIA…/ Disa nga problemet shëndetësore që kuron lëngu i panxharit të kuq

NGA ANEMIA…/ Disa nga problemet shëndetësore që kuron lëngu i panxharit të kuq

Panxhari është një nga perimet me efektet më kurative për trupin e njeriut. Panxhari përmban acid oksalik, i cili nuk këshillohet për ata që vuajnë nga artriti e gurët në veshka.

Më poshtë ju sjellim disa nga problemet e shëndetit që panxhari i kuq parandalon dhe kuron:

Lufton presionin e lartë të gjakut

Lëngu i panxharit të kuq është i pasur me antioksidantë dhe fibra distike, të cilat mbajnë presionin e gjakut në parametra normale. Presioni i lartë i gjakut sipas ekspertëve, shton riskun për sëmundjet e zemrës.

Parandalon akumulimin e toksinave

Lëngu i panxharit të kuq ndihmon mëlçinë sepse përmban ‘glutathione’, një lloj antioksidanti që është shkencërisht i provuar se detoksifikon mëlçinë. Kjo e fundit luan shumë role në organizmin tonë dhe eliminimi i substancave toksike, është një prej tyre.

Shenjat e plakjes së lëkurës

Falë ngarkesave të larta të betalain-eve në të, pirja e lëngut të panxharit të kuq mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes së lëkurës. Ju gjithashtu mund të aplikoni lëng të freskët të panxharit të kuq në fytyrë duke përdorur një tampon pambuku, veçanërisht në zonat që janë të pritura për rrudha si sytë, balli dhe këndet e gojës.

Lufton aneminë që lidhet me mungesën e hekurit

Panxhari i kuq është një burim i mrekullueshëm hekuri, pasi ndryshe nga mishi i kuq, ai nuk përmban kolesterol apo yndyrna që lidhen me probleme kardiake nëse merret në doza të mëdha.