“KËTU ËSHTË QENDËR REHABILITIMI”/ Olta dhe Kristi flasin për Luizin: Ai ka halucinacione, shpik histori – AlpeGossip
“KËTU ËSHTË QENDËR REHABILITIMI”/ Olta dhe Kristi flasin për Luizin: Ai ka halucinacione, shpik histori

“KËTU ËSHTË QENDËR REHABILITIMI”/ Olta dhe Kristi flasin për Luizin: Ai ka halucinacione, shpik histori

Ditën e djeshme ka pasur debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli kanë pasur një sherr të madh, u nuk kanë munguar ofendimet.

Aktorja ka akuzuar këngëtarin se konsumon drogë. “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”, tha Olta ndërsa Luizi, i cili e dëgjonte bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit.

Lidhur me këtë, Olta ka biseduar me Kristin dhe ka thënë për Luizin: “Kam ditë që e studioj, kam kohë”.

Nga ana tjetër Kristi shprehet se ka qenë e kuptueshme që ditën e dytë dhe të tretë.

Pjesë nga biseda:

Olta: Unë kam ditë që e studioj, kam kohë

Kristi: Olta, të lutem

Olta: Ça

Kristi: Është kuptuar që ditën e dytë dhe të tretë

Olta: Mirë, unë nuk e kam kuptuar aq shpejt

Kristi: E kam kuptuar që në fillim, kam thënë ‘qendër rehabilitimi’, s’më kuptoj njeri

Olta: Unë se kam dëgjuar këtë, se mbaj mend fare

Kristi: Kur erdhëm në fillim që na pyetën që të gjithë ‘ça është Big Brother’-i, një nga prime-t e para dhe unë thashë ‘qendër rehabilitimi’. Po e thashë me lezet, jo me atak

Olta: E kuptoj. Mua ditët e para më ka bërë përshtypje se ai rrinte pa gjumë fare dhe ishte shumë nervoz. Edhe unë thashë ‘ça është ky’

Kristi: Qendër rehabilitimi

Olta: E ka zëvendësuar me…

Kristi: Po pra

Olta: Duhet të marrë edhe qetësues ai

Kristi: Po pse fillova të them unë se është “fake”

Olta: Ai duhet të ketë halucinacione se thotë histori që nuk kanë ndodhur. E shoh me veten time, ke thënë këtë, ke qenë këtu, nuk kanë ndodhur. Seriozisht. Ai shikon histori që nuk kanë ndodhur

Kristi: E di, e di