NUK E HARROI PËR 10 VITE/ Ledina Çelo paska historinë më të pabesueshme të njohjes me bashkëshortin e saj – AlpeGossip
NUK E HARROI PËR 10 VITE/ Ledina Çelo paska historinë më të pabesueshme të njohjes me bashkëshortin e saj

NUK E HARROI PËR 10 VITE/ Ledina Çelo paska historinë më të pabesueshme të njohjes me bashkëshortin e saj

I kishte munguar për një kohë të gjatë televizioneve shqiptare.  E kemi fjalën për Ledina Çelon e cila mbrëmjen e sotme ishte e ftuar tek emisioni i shokut të saj të klasës dikur: “Xing me Ermalin”.

Ledina është e martuar prej 10 vitesh dhe u shpreh se dashuria midis saj dhe partnerit sa vjen e shtohet vitet e fundit.

“Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur, që janë fëmijët”.

 

Por historia e njohjes së Ledinës me bashkëshortin e saj, ka qenë vërtet e pazakontë. Ajo është njohur me Naimin, ish kampionin e kickbox-it në një koncert në Zvicër, pasi ai ishte si një i ftuar special.

“Pas koncertit të gjithë artistët u bashkuam për një kafe, aty gjendej edhe ai. Aty patëm kontaktin e parë. Pasi u larguam, ai më dha numrin e tij dhe më tha se pas një jave kam një ndeshje. Do doja shumë të ishe edhe ti. Unë nuk isha e interesuar dhe i dhashë numrin e vëllait në Gjermani”.

Besojeni ose jo, pas këtij momenti mes Ledinës dhe Naimit pati një shkëputje 10 vjeçare. Fati e deshte që pas 10 vitesh Naimi të njihte rastësisht vëllain e Ledinës në një koncert në Gjermani.

Aty, ai u interesua menjëherë për Ledinën, të cilët mesa duket nuk kishte mundur ta harronte. Pas kësaj Ledina filloi të merrte telefonata përditë nga Naimi, derisa në fund ai u bë babai i dy fëmijëve të saj.