Nora dhe Roberti kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të lajmeve se ata janë ndarë. Çifti me deklaratat e tyre i shtuan edhe më shumë aludimet duke u shprehur se të ardhmes nuk i dihet.
Madje kolegë të tyre të afërt ishin shprehur se Nora dhe Roberti e kanë menduar ndarjen dhe ishin shpirtërisht të përgatitur. Mirëpo sot është zbuluar nga burime për “Iconstyle” se çifti është ende bashkë dhe më të lumtur se kurrë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në koncertin që Nora performoi pak ditë më parë në Tiranë, këngëtarja shoqërohej nga Roberti.