U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Njihuni me partneren e Renis Gjokës (FOTO) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Njihuni me partneren e Renis Gjokës (FOTO)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Njihuni me partneren e Renis Gjokës (FOTO)

Muajin e kaluar Renis Gjoka dha papritur lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë. Këngëtari postoi një foto me vajzën e tij të cilës i ka vendosur emrin Aura dhe shkruante “Dashuria e jetës time, Aura”.

Renisi jetën private e ka mbajtur larg syrit të publikut, prandaj pas këtij lajmi kurioziteti ishte i madh mbi partneren e tij.

“Panorama Plus” shkruan se partnerja e Renis Gjokës quhet Jona, është me profesion ekonomistedhe  punon në një institucion bankar në vendin tonë.

Historia e dashurisë mes tyre ka nisur që në vitin 2010 dhe Renisi është kujdesur që marrëdhënien e tyre ta mbajë sa më larg mediave.