Eugent Bushpepa është artisti që ka marrë vëmendjen më të madhe në Shqipëri pas performancës në Eurovision.
Kënga “Mall” arriti të shkonte në finale dhe u rendit në vendin e 11-të, ndërkohë që triumfin e mori Izraeli.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka lënë pa shprehur vlerësimet për Eugentin dhe ka pozuar si një roker i vërtetë.
“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rrokut dhe muzikës moderne shqiptar, Eugent Bushpepa për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europian duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruajti ai.
Nuk mungoi dhe komenti i Eugent Bushpepës për këtë rast, ku cilësoi Metën si Presidentin më rock në botë.