“I fus plumbin ballit”/ 9 gjërat më homofobike që kanë thënë ndonjëherë të famshmit shqiptarë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“I fus plumbin ballit”/ 9 gjërat më homofobike që kanë thënë ndonjëherë të famshmit shqiptarë (FOTO+VIDEO)

“I fus plumbin ballit”/ 9 gjërat më homofobike që kanë thënë ndonjëherë të famshmit shqiptarë (FOTO+VIDEO)

Kur shihni një çift homoseksual çfarë mendoni? Epo e kemi parasysh që reagimet janë nga më të ndryshmet, veçanërisht në Shqipëri. Të paktë janë personazhet që kanë pranuar hapur prirjet e tyre seksuale dhe së fundmi kur e bëri Rita Ora, të gjithë shtangën, e që prej asaj dite shumë fansa po e shohin me një tjetër sy.

17 maji është shënuar si Dita Botërore Kundër Homofomisë, për të rritur ndërgjegjësimin për shkeljen e të drejtave të LGBT-së në të gjithë botën. Ndërsa ditët e sotme ka ende shumë punë për t’u bërë në vendin tonë lidhur me liritë dhe të drejtat e këtij komuniteti, shpesh ata nuk kanë gjetur përkrahje as nga personazhet e njohur publikë.

Duke marrë parasyshë ndikimin që kanë ata te ndjekësit dhe fansat, disa nga emrat e njohur të ekranit shqiptar vendosën që të thonë hapur se i qëndrojnë besnike idesë së një familje tradicionale dhe prirjeve seksuale mashkull-femër.

Sidrit Bejleri

Këngëtari Sidrit Bejleri u shpreh përmnes një postimi në “Instagram” në mars të këtij viti kundër martesave të së njëjtës gjini. Sipas tij, martesa me një person të të njëjtës gjinie i jep fund vazhdimësisë:

“Jo! Sepse më vonë do kërkoni të birësoni fëmijët e dikujt tjetër, që vetë normalisht nuk mund t’i përftoni pa u çiftëzuar me gjininë e kundërt dhe kështu rrezikoni të hapni një vrimë në varkën që quhet Botë dhe kështu t’i jepni fund gjithçkaje, të ndaloni së ekzistuari atë që quhet vazhdimësi”.

Julian Deda

Julian Deda ishte në mes të listës së 58 intelektualëve dhe njerëzve të njohur që nënshkruan peticionin pro familjes dhe kundër homoseksualëve. Si sot një vit më parë, ai bëri një status në “Facebook” ku shkruante se ishte kundër martesave të homoseksualëve, pasi është diçka e panatyrshme.

Mesila Doda

Mesila Doda është një nga deputetet që kundërshtoi në 2016-n propozimin për martesat e së njëjtës gjini. Ajo tha se nuk do të donte të votonte për një reformë, e cila shkon për përkeqësimin e traditës së familjes shqiptare.

“Ju, Ledi Shamku, që shkoni në meshë; ju, Fidel Ylli, që shkoni në teqenë e Baba Tomorrit; ju, Esmeralda Shkjau që mbani Ramazan; ju, Monika Kryemadhi që keni ndarë me mua Krishtlindje e Pashkë; ju, Mimi Kodheli, do të qëndroni në qeveri dhe në një parti që kërkon të zhbëjë familjen? Ju, Erion Veliaj, që ju vuri kurorë pastori, do të donit t’u vinte të njëjtën kurorë homoseksualëve?”, ju drejtua ajo në atë kohë deputetëve të mazhorancës.

Murat Basha

Nënkryetari i PLL-së, Murat Basha, shokoi të gjithë opinionin publik kur tha vite më parë në emisionin “Opinion” se, do ta vriste djalin nëse do të pranonte se ishte homoseksual. Pasi deklarata e tij bëri shumë bujë, ai i tërhoqi mbrapsht fjalët.

Video në minutën 9:00

Ermal Mamaqi

Mesazhi i moderatorit të “Xing me Ermalin” e shprehu qëndrimin e tij troç vitin e kaluar, përmes një statusi në “Facebook”:

“Dua të uroj të gjithë kolegët e mi gay dhe t’u them që unë dhe pastroi i kishës time jemi kundër martesave gay. Ktheni sytë nga Zoti dhe mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë. Mos i mbani sytë nga vetja”.

Eneida Tarifa

Këngëtarja e shprehu për herë të parë mendimin e saj për herë të parë në 2014-n, pas fitores së Conchita Ërust, këngëtares transgjinore, në Eurovizion. “Ky na qenka Eurosong­u. Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?”, shkruante Tarifa. Deklarata e saj u pasua nga një replikë e ashpër e Kristi Pinderit.

Stresi

Këngëtari ka dalë hapur kundër komuniteti LGBT nëpërmjet një fotoje të dy burrave duke u puthur të publikuar në rrjete sociale. Reperi e ka quajtur ‘në mënyrën e tij’ si një gjest të papërshtatshëm për burrat. “A q…burri? Jo kurrë në botë ai që është burrë nuk q…. Pffffff”, shkroi Stresi në një postim në 2014-n.

Adelina Tahiri 

Këngëtarja në një intervistë për ‘Prive’ pranoi se është ‘shumë antihomofobike.

“A je anti homoseksualëve?”. “Shumë!”. “A kishe mujt me nejt me një lesbike?”. “Ato të gjuajnë gjithsesi, kështu që jo!”.

Burimi: Iconstyle.al