Ndarja e Mozzikut dhe Loredanës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa muajsh. Në fund ishte Loredana ajo që i konfirmoi lajmet me një status në rrjete sociale ku shkruante se tani e tutje do jetë një nënë beqare.
Ndarja e dyshes është shoqëruar edhe me shumë deklarata thumbuese nga të dyja palët. Mozzik shkruante se njerëzit fallco nuk e çudisin më dhe në një status tjetër shkruante: “Jam shumë i mirë derisa ti e dreqos me besnikërinë”.
Ndërsa Loredana në një postim të saj shkruante: “Kujtohu se është dikush që po njihet me ish-in tënd dhe po mendon se ai është special”.
Mozzik e çoi edhe më tej këtë ‘sherr’ mes tyre duke publikuar një këngë për të cilën thuhet se ia ka kushtuar Loredanës, me titull “Dhelpër dinake”.
Megjithatë duket se dyshja i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe ka qenë e bija, Hana që i ka bashkuar. Për hir të vogëlushes, Mozzik e Loredana mbrëmjen e djeshme kanë qenë duke biseduar me kamera e këtë e ka zbuluar vetë reperi.