U gjakos në parlament, flet deputetja: Ka qenë një moment shumë i vështirë… (VIDEO) – AlpeGossip
U gjakos në parlament, flet deputetja: Ka qenë një moment shumë i vështirë… (VIDEO)

U gjakos në parlament, flet deputetja: Ka qenë një moment shumë i vështirë… (VIDEO)

Ajo është ndër deputetet më të reja në Parlament. Por ky nuk është faktori i vetëm që e ka bërë Floida Kërpaçin të jetë shpesh në qendër të mediave. Deputetja ishte sot e ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, nga ku foli për një nga momentet më të vështira në Parlament ku mori një plagë të lehtë në dorë.

Ajo tregoi se menjëherë pas lajmit, ka qenë mamaja ajo që e ka marë në telefon, e cila e shqetësuar e ka pyetur për gjendjen e saj dhe kur ka kuptuar se nuk kishte asgjë serioze i ka thënë të luftojë për të drejtat e saj.

“Ka qenë moment shumë i vështirë. Në ato momente më ra telefoni, ishte mamaja ime. Sapo hapa telefonin nisi me pyetjet: A je mirë? Të ka ndodhur gjë? Sapo i thash që nuk më ka ndodhur gjë, më tha: Ok, vazhdo lufto për të drejtat dhe shkoi deri në fund”, tregoi Kërpaçi.