UPS! Dj Sardi është martuar në fshehtësi apo na bënë veshët?! (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
UPS! Dj Sardi është martuar në fshehtësi apo na bënë veshët?! (FOTO+VIDEO)

UPS! Dj Sardi është martuar në fshehtësi apo na bënë veshët?! (FOTO+VIDEO)

Prej disa javësh, Dj Sardi është kthyer në kryefjalën e mediave pas konfirmimit të romancës së tij të re me një vajzë ende misterioze për publikun.

Ai i habiti të gjithë me një foto romantike në bregdet, ku tregonte se po kalonte karantinën së bashku me partneren.

Madje, në një intervistë u shpreh se propozimi romantik mund të kishte ndodhur, pa dashur ta japë lajmin zyrtar të cilin e dha në fakt unaza në gishtin e tij!

Megjithëse ka vendosur të na mbajë ende kuriozë për të parë portretin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, ai nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale foto romantike me të.

Mirëpo, së fundmi ai na i ka çuar dyshimet në një tjetër nivel, duke na lënë të kuptohet se është martuar në fshehtësi.

Në një intervistë për “Ora verore” ai u pyet nëse kanë ndërmend ta çojnë marrëdhënien drejt kurorëzimit dhe përgjigja e tij ishte:

Shiko, unë e kam thënë, edhe mund të jetë finalizuar.

Dj i famshëm tha se partnerja e tij nuk është pjesë e showbiz-it dhe do të bëjë publik imazhin e saj, kur ajo të dëshirojë. Ndërsa theksoi se emrin partneres do ta zbulojë më vonë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Është një nga ato marrëdhënie që ke menduar të veshësh kostumin

Dj Sardi: Edhe mund të jetë finalizuar. Vazhdoj, po e them.

Gazetari: Mund të jesh i martuar?

Dj Sardi: Po!

Gazetari: Po unazën ku e ke?

Dj Sardi: Kam pasur një unazë që doli në portale, por nuk ishte për atë sebep. Ishte unazë që e kisha qejf. Por unazën që duhet ende s’e kam vendosur.