PRISNI “ZJARRIN” E RADHËS! Dhurata Dora dhe Azet po na dhurojnë një tjetër perlë këto ditë të nxehta (VIDEO) – AlpeGossip
PRISNI “ZJARRIN” E RADHËS! Dhurata Dora dhe Azet po na dhurojnë një tjetër perlë këto ditë të nxehta (VIDEO)

PRISNI “ZJARRIN” E RADHËS! Dhurata Dora dhe Azet po na dhurojnë një tjetër perlë këto ditë të nxehta (VIDEO)

Vetëm pak ditë pasi dogji rrjetin me “Ferrari”, i cili u kthye në një ndër hitet e kësaj vere, Dhurata Dora s’ka ndërmend të ndalet.

Këngëtarja ka përfunduar xhirimet e klipit të radhës në bashkëpunim me KMN Azet.

Projekti mban titullin “Fajet” dhe është xhiruar në Spanjë, ku dyshja u pa më herët duke ngritur shumë aludime.

Në një postim në Instagram, Dhurata dhe Azet kanë publikuar një pjesë të shkëputur nga kënga ku shkruajnë

“A jeni gati? Neser n’ora 23.59! #fajet”.

Në fillim të këtij viti, dyshja publikoi bashkëpunimin e parë të titulluar “Lass loss”, që ka arritur 17 miliok klikime në Youtube deri tani.

Dhurata gjithashtu do të sjellë një këngë të re me Sabri Fejzullahun, ndërsa ai zbuloi se kënga që do të realizojnë, “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut, që si duket do vijë në një version “Remake”.