“NUK TË DËGJON KURRË”! Leksionet e Jonidës për Romeon në orët e vona s’duhen humbur! (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK TË DËGJON KURRË”! Leksionet e Jonidës për Romeon në orët e vona s’duhen humbur! (VIDEO)

“NUK TË DËGJON KURRË”! Leksionet e Jonidës për Romeon në orët e vona s’duhen humbur! (VIDEO)

Jonida Maliqi ka ndarë mbrëmë në orët e vona disa pamje të ëmbla të momenteve që po kalonte me partnerin e saj Romeo Veshaj.

Dyshja shfaqeshin në shtëpi, duke shijuar muzikë të mrekullushme, autori i së cilës ishte vetë Romeo.

Aktori i njohur i humorit tregoi një talent tjetër pasi u shfaq duke i rënë pianos, ndërsa Jonida e ulur shijonte gjithë skenën, duke i dhënë leksione!

“Mëson shpejt por nuk dëgjon kurrë”, shkruan Jonida në njërën nga videot, ku Romeo po e shijon muzikën në maksimum dhe plot ndjenja.

Madje ajo mundohet edhe ta ngacmojë partnerin, duke i thënë që kishte harruar një notë, por Romeo duket tepër i fokusuar në atë që bën!

Pak ditë më parë u raportua se çifti e ka çuar marrëdhënien në një tjetër nivel, pasi kanë nisur të bashkëjetojnë në Tiranë, mirëpo këto thashetheme janë hedhur poshtë nga ata nëpërmjet një sërë videosh.