Ekspertët japin 4 arsye “bombë” pse duhet të hiqni dorë nga reçipetat - AlpeGossip
Ekspertët japin 4 arsye “bombë” pse duhet të hiqni dorë nga reçipetat

Ekspertët japin 4 arsye “bombë” pse duhet të hiqni dorë nga reçipetat

Asnjë femër nuk bën dot pa to, por a i bëjnë mirë gjoksit? Me mbushje apo jo, bust apo me rripa, pavarësisht modelit të reçipetave, nuk duhet t’i mbani gjithë kohës veshur, sepse po ndikojnë te shëndeti juaj.

“Bright Side” sjell disa fakte për të treguar, se çfarë ndodh kur mbajmë gjithë kohën reçipeta, pasi mund të ketë edhe nga ato që flenë natën me to.

1. Reçipetat dobësojnë muskujt e gjoksit.

Të mbash gjithë kohën reçipeta dobëson muskujt e gjoksit, kjo bën që gjoksi të bjerë, të shkaktojë të çara të vogla dhe të zbutet. Anatomikisht, gjinjtë mbulohen vetëm nga një lëkurë e hollë elastike dhe mbështetet nga ligamentet e gjirit.

2. Reçipetat shkaktojnë dhimbje shpatullash dhe kurrizi.

Reçipetat sjellin edhe dhimbje qafe dhe muskujsh në shpinë. Kjo për shkak se rripi i reçipetave bllokon qarkullimin e gjakut dhe kontrakton muskujt. Kështu është koha të hiqni për pak kohë dorë nga reçipetat, mos harroni t’i masazhoni disa minuta para se të vishni kanotierën.

3. Studimet zbuluan një lidhje mes reçipetave dhe gjëndrave beninje fibrocistike.

Studiuesit kanë vërtetuar se ekziston një lidhje e fortë e reçipetave me gjendrat e gjoksit. Pothuajse 90% e grave të diagnostikuara me ndryshime “fibrocystic” përjetuan përmirësime, kur hoqën dorë nga reçipetat e në vend të tyre mbajtën kanatiere pambuku ngjitur pas trupit.

4. Bëjini masazh.

Nëse mbani reçipeta gjatë gjithë kohës, mund të përjetoni siklet në atë zonë, sepse ligamentet e gjirit nuk do funksionojnë më siç duhet. Elasticiteti natyral i lëkurës rritet kur i hiqni reçipetat edhe pse fillimisht duket sikur po ushtrojnë presion për poshtë. Nëse nuk e dini, gjoksi masazhohet në mënyrë natyrale kur jeni duke ecur.