“DY LOJTARËT MË TË MËDHENJ”/ Sindi sulmon keq Donaldin dhe Borën – AlpeGossip
“DY LOJTARËT MË TË MËDHENJ”/ Sindi sulmon keq Donaldin dhe Borën

“DY LOJTARËT MË TË MËDHENJ”/ Sindi sulmon keq Donaldin dhe Borën

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci ka sulmuar keq Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, teksa i ka dalë në krah Beatrix Ramosajt.

'Dy lojtarët më të mëdhenj', Sindi sulmon keq

Sipas Sindit, Donaldi dhe Bora janë “lojtarët më të më të mëdhenj. Ajo është shprehur se gabimi i vetëm i Beatrixës ishte që u dashurua me pastërti dhe sinqeritet.

'Dy lojtarët më të mëdhenj', Sindi sulmon keq

“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj.

Ndërsa dy të tjerët i nxorët shenjtorët/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?! Hajde popull dele shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë!

Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as për Eurovizion, as për politikanë, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni!”, ka shkruar Sindi.