“GRUAJA MË E MIRË NË BOTË”! I ndajnë kilometra të tërë, por Stresi dhe Keisi duken më afër se kurrë! (FOTO) – AlpeGossip
“GRUAJA MË E MIRË NË BOTË”! I ndajnë kilometra të tërë, por Stresi dhe Keisi duken më afër se kurrë! (FOTO)

“GRUAJA MË E MIRË NË BOTË”! I ndajnë kilometra të tërë, por Stresi dhe Keisi duken më afër se kurrë! (FOTO)

Ju thamë disa javë më parë se Stresi dhe Keisi janë bashkë? Ju thamë!

Epo nëse s’na besuat është punë për ju, pasi ja ku i keni provat se kishim të drejtë!

Kjo që po shihni është marrë nga Instastory i këngëtarit, që ka ndarë me ndjekësit momentin e ëmbël, ku shihet duke folur me partneren e tij me kamër.

Madje, ka bërë edhe një dedikim shumë romantik, duke shkruar:

“Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.

Pra, për të gjithë ata që kishin dyshime, çifti i ka rregulluar marrëdhëniet dhe më në fund janë sërish bashkë dhe të lumtur.

Kujtojmë se disa kohë më parë në rrjet qarkulloi një lajm sipas së cilit reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bjonde Atalanta Kërçyku.

Mirëpo, ku lajm rezultoi i pavërtetë dhe këta na e konfirmoi vetë reperi i sukseshëm, i cili tha për “Iconstyle.al” se nuk e njeh fare vajzën në fjalë dhe se është i martuar.

Më pas, Keisi për t’i vënë vulë muhabetit u shfaq duke dëgjuar këngët e reperit në një video live në Instagram.

Nëse ka diçka që na e ka mësuar Keisi dhe Stresi, është  se në fund dashuria gjithnjë triumfon, pavarësisht problemeve apo pengesave që mund të has një lidhje.