Provence është një rajon historik në Francë dhe ofron jo vetëm një pamje fatastike të fushave ku kultivohet lavandër, por edhe aromën fantastike të saj. Përpara disa kohësh prezantuesja Alketa Vejsiu na solli një shije nga kjo mrekulli e natyrës, për t’ja lënë radhën një tjetër artisteje shqiptare që e ka vizituar atë së fundmi.
Bëhet fjalë për këngëtaren Julka Gramo, e cila ka postuar në ‘Instagram’ foto midis fushave të mbushura me lavandër, duke na dhuruar një pamje të pakrahasueshme. E veshur me të bardha Julka duket fantastike midis gjithë pamjes lejla që ofron kjo bimë.
Periudha ideale për ta vizituar Provence është mesi i qershorit deri në mes të korrikut, kur bima ka periudhën e shpërthimit. Me siguri kjo është arsyeja përse Julka ka zgjedhur fillimin e korrikut për të parë këtë mrekulli.