“MIRUPAFSHIM ARIANA”/ Pete Davidson në krahët e një tjetër vajze (FOTO) – AlpeGossip
“MIRUPAFSHIM ARIANA”/ Pete Davidson në krahët e një tjetër vajze (FOTO)

“MIRUPAFSHIM ARIANA”/ Pete Davidson në krahët e një tjetër vajze (FOTO)

Në ditët e para pas ndarjes nga Ariana Grande, u duk se Pete Davidson nuk e përjetoi aspak mirë. Madje rikujtojmë që pak ditë pas ndarjes ai postoi një status mjaft shqetësues në rrjetet e tij sociale ku shprehej se nuk donte të ishte më në këtë botë.

Mirëpo duket se kjo gjendje shqetësuese e tij ka kaluar më shpejt nga se mendonim.

Sipas “TMZ”, ditën e djeshme, Pete është parë nën shoqërinë e një vajze brune. Dyshja kanë drekuar së bashku në pishinën e hotelit “Mandrin Oriental” në Miami. Teksa bisedonin, ata janë parë mjaft të lumtur duke qeshur nën praninë e njëri tjetrit. Deri më tani identiteti i vajzës mbetet ende mister, por raporti mes tyre dukej tepër i afërt.