U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka sapo na tregoi me këtë FOTO portretin e ëmbël të gocës – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka sapo na tregoi me këtë FOTO portretin e ëmbël të gocës

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka sapo na tregoi me këtë FOTO portretin e ëmbël të gocës

Para 10 ditësh, aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi  solli në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Para pak minutash Eliona na zbuloi portretin ëngjëllor të vogëlushes dhe ne nuk po arrijmë ta vendosim se kujt i ngjan ajo më shumë.

Aktorja nuk e ka problem të prezantojë bekimin e jetës së saj me të gjithë botës dhe mirë bën sepse na kënaqi sytë.

Ndërkohë para pak ditësh, aktorja ka treguar se është në një formë shumë të mirë trupore. Ajo ka publikuar pamjen e saj pas lindjes në InstaStory, krahas së cilës ka dhënë një mesazh për të gjitha gocat që të lindin në mënyrë natyrale.

“Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”, ka shkruar Eliona.

Para pak ditësh aktorja zhvilloi një bisedë të shkurtër virtuale me ndjekësit. Të gjithë kanë qenë të interesuar për procesin e lindjes dhe Eliona nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet një më një.

Eliona zbuloi se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes.